
Një video e siguruar nga ABC përmes rrjeteve sociale ngre alarmin për një problematikë të rëndë në vendin tonë, ajo e vrasjeve apo vetëvrasjeve enigmatike përmes riteve satanike apo të sekteve të tjera.
Në video duket një person pranë bregdetit në orët e vona të mbrëmjes ose në kohë muzgu që mban në duar një qen dhe përpiqet ta mbysë.
Ndërkohë persona të tjerë që qëndrojnë në distancë prej tij e filmojnë. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar në ABC ku theksoi se “Në brigjet shqiptare sidomos gjatë verës edhe për shkak të disa elementëve që u duhen atyre, mundohen të kryejnë disa rituale pranë plazheve ku ndër vite ka pasur informacione për kafshë të ngordhura dhe të djegura.Unë këtë video e kam parë dhe më shumë kam lexuar komentet. Ajo që kam kuptuar është se ata kanë bërë një ritual me një gjuhë që nuk kuptohej. Nuk e kanë sakrifikuar dot kafshën dhe janë futur në det për ta mbytur. Vetëm kështu mund ta kuptoja”, u shpreh Karamuço.
Sipas tij video mund të jetë xhiruar në Patok, Seman ose Velipojë. Dyshimet janë se këto akte kryhen nga grupet rinore që vijnë nga jashtë. “Informacionet e mëparshme kanë qenë për Velipojën, Patokun, pse jo edhe për Semanin. Informacionet paraprake kanë qenë për disa party rinore që vijnë edhe nga jashtë. Këto video kanë edhe një specifikë. I shpërndajnë me njëri tjetrin që e kanë bërë ritualin dhe më pas ka rrjedhur kjo video.
Video mund të jetë bërë gjatë darkës, ose gjatë mbrëmjes. Ata kanë disa elementë që e lidhin, janë disa elementë metafizikë. Këto quhen platonike. Por me aq sa kemi ne aty mund t’i japim dot një element të plotë. Veshja duket si pelerinë e zezë. Alarmi më i madh është që kemi arritur deri këtu. Rinia është e atashuar dhe kanë një kureshtje për këto lloj ritualesh. Nesër disa prej këtyre që mund të shkojnë edhe te vrasja e njerëzve. Ata kalojnë në sprova të vështira. Disa drejtohen me një lloj ndërgjegje të lartë duke marrë në konsideratë edhe njohuri që i marrin edhe nga librat.
Problemi i Shqipërisë është se kemi shumë pak njohuri. Kjo veprimtari ka elementë kriminalë. Videot janë hequr sepse ai që i mëson i ka kërkuar të hiqen videot. Shumica prej këtyre videove kanë disa kode që ne nuk i kuptojmë. Aty mund të shohim që mund të jetë sakrifikuar një kafshë por nuk identifikojmë dot grupin dhe as kultin”, tha ai.
