VIDEO/ E frikshme, shikoni ç’bëhet natën në Ukrainë

Jepi Share

Në Kiev ka kaluar mesnata, por nuk ndalen shpërthimet e forta. Një dëshmitar i tha Reuters se në kryeqytetin ukrainas janë dëgjuar të shtëna të forta artilerie. Një tjetër dëshmitar tha se kishte të shtëna me armë zjarri në pjesën perëndimore të qytetit. Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko u shpreh se 3 shpërthime u dëgjuan brenda 5 minutave pranë një termocentrali në veri të qytetit.

Ministria e mbrojtjes ka këshilluar banorët e Kievit të bëjnë bomba me benzinë për të zmbrapsur pushtuesit.

“Kjo natë do të jetë më e vështira. Armiku do të hyjë brenda. Ne duhet të përballojmë. Nata do të jetë shumë e vështirë, por perëndimi i diellit do të vijë”, – tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një fjalim.

“Kjo natë do të jetë më e vështirë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë dhe vajzat tona në Donbas, qytetet e jugut, por vëmendja e veçantë është për Kievin. Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin” – tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Njihuni me tmerrin që po përjeton Ukraina deri më tani nga pushtimi rus

Read Next

( VIDEO) Çmendet Putini/ Gati të përdorë bombën më shkatërruese në histori. Shikoni pamjet e tmerrshme, i bën njerëzit të avullojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular