
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Enerhodar, ku trupat ruse kanë qëlluar ndaj një proteste paqësore pranë centralit më të madh bërthamorë në Europë.
Agjencia, Energoatom, ka publikuar një video në Telegram ku shfaq shperthimet të shtëna rafal në një shesh ku ishte turma e mbledhur.
Forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Enerhoda, më 4 mars, shkruan BBC.
“Këtë mëngjes, banorët lokalë u mblodhën për një marsh paqësor në mbështetje të Ukrainës. Ata kënduan himnin dhe flisnin me njëri-tjetrin…derisa njerëzit ia nisën të shpërndaheshin, veturat e policisë filluan sirenat dhe pushtuesit nisën t’i ‘paketojnë’ banorët”. Brenda pak minutash, qyteti dridhej nga zëri i eksplodimeve dhe të shtënave masive. Banorët e terrorizuar filluan të ikin”, u tha në deklaratë.
U raportua se katër veta u lënduan. Për këtë ngjarje ka shkruar edhe zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, e cila edhe publikoi video nga vendi i ngjarjes në Twitter.
