(VIDEO) Joe Biden e bën sërish/ Tani nuk shtrëngon vetëm një dorë por të dyja duart me personin e ‘padukshëm’

Jepi Share

Presidenti amerikan vijon të shokojë amerikanët me sjelljen e tij gjatë fjalimeve në podiumin e Shtëpisë së Bardhë. Pak ditë pasi Bideni i habiti të gjithë teksa jepte dorën drejtuar në ajër një personi të padukshëm, këtë radhë ai ka bërë të njëjtin veprim.

Por me një ndryshim, duke i drejtuar të dyja duart pas podiumit të tij edhe pse me të nuk ndodhej askush pasi përfundoi fjalimin.

Pasi përfundoi fjalimin mbi shkurtimin e kostove të familjeve amerikane, Biden u kthye me shpinë dhe drejtoi duart në një hapësirë boshe ku ndodhej askush.

Kjo ka habitur sërish publikun dhe mediat amerikane për sjelljen e tij, e cila të kujton atë të disa ditëve më parë teksa përfundoi fjalimin e tij mbi krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, Bideni ktheu trupin pas dhe zgjati dorën për të shtrënguar duart, por që në fakt aty nuk ndodhej askush. Ky çast është bërë viral, ashtu si ai i mbrëmjes së djeshme.

Sjellja e presidentit ka bërë që të reagojnë edhe politikanët amerikanë, ku njëri prej tyre senatori Ted Cruz shprehu shqetësim për gjendjen mendore të presidentit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Si shqiptari furnizonte me kokainë bosët e frikshëm të trafikut të drogës/ SHBA ka vendosur 15 mln dollarë për ‘kokat’ e tyre dhe lidhjet me njeriun që zëvendësoi Escobarin në Kolumbi

Read Next

Skandal në parlament/ Dhanë ryshfete në këmbim të favoreve seksuale, tre ministrat përballen me akuza të rënda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular