VIDEO/“Kashtë e k**e, a ka budalla apo idiot të besojë se…” Salianji dhe Bushati përplasen në emision për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës

Jepi Share

Ervin Salianji dhe Andi Bushati janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po komentonin shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke folur në studion e ‘Open’ në Top Channel analisti Bushati dhe Ervin Salianji kanë degraduar në sherrin mes tyre duke fyer njëri-tjetrin.

Përplasja në studio:

Salianji: Nëse shtohet çështja për bashkim të PD, nuk është çështje karriere. Unë jam gati ta lë mandatin, që të bashkohet PD, se nuk mund dot Ramën kështu. Unë e njoh mirë instiktin e demokratëve, dhe pëlqimin që kanë për Berishën. Këtë nuk e mohoj, por le të jemi të vërtetë.

Bushati: A ka budalla apo idiot që është opozitar që të besojë që ky vend i madh i demokracisë nuk shpallin non-grata ata që mbushën Shqipërinë me kanabis, por u kujtuan për Berishën. Këtë hipokrizi që Berisha qenka djalli e që këta që duan ta luftojnë janë engjëj, këtë nuk e ha kush.

Salianji: Ka nga ata që thonë a ka budallenj që i dalin kundër SHBA-së. E mendojnë njerëzit këtë gjë.

Bushati: Nuk ishte non-grata për kundër Berishës, ishte për të thërmijëzuar opozitën kështu siç e bënë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

E jashtëzakonshme/ Arrestohet ish-kryeministri, bien në pranga edhe bashkëpunëtorët e tij

Read Next

Para me mln euro, me shufra ari dhe me dashnore/Kush është ish-kryeministri që u arrestua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular