
Populli ukrainas po përjeton momente vërtetë të rënda. Në mediat botërore po qarkullojë pamje rrëqethëse. Mes tyre ka tërhequr vëmendjen një video që pasqyron momentin kur një raketë ruse fluturon mbi kokat e qytetarëve dhe shpërthen pranë tyre.
Rusia sot ka filluar pushtimin e Ukrainës, duke shpërndarë ushtrinë e saj në shumë qytete ukrainase në veri, jug dhe lindje të vendit.
Videoja e publikuar, shfaq momentin kur raketa bie në mes të rrugës dhe e pëson një çikliste që ishte kalimtare rasti.
Mediat ukrainase raportojnë se luftime të ashpra po zhvillohen në Luhansk, Sumy, Kharkiv, Uman dhe Chernihiv në lindje të Ukrainës.
