VIDEO/ Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhunohet barbarisht me shufër hekuri dhe me shkelma në sy të gruas  

Jepi Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Fushë Krujë pranë Bubqit, ku është dhunuar barbarisht kuzhinieri Indrit Çela.

Në video e mëposhtme shihet sesi kuzhinieri tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufër hekuri, grushte e shkela.  Në makinë bashkë me Indrit Çelën ka qenë dhe bashkëshortja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e tmerrshme.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, teksa kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

Mirëpo kuzhinieri 39-vjeçar në polici ka deklaruar se është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Video:

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Agjentët perëndimorë futen brenda “kokës” së Putinit dhe zbërthejnë planet, ja çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen

Read Next

Rusët pranojnë humbjen e madhe që pësuan nga ukrainasit: Është e vërtetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular