VIDEO/ Pas Tahirit, një tjetër ministër shqiptar i lidhur me mafien

Jepi Share

Një ministër i qeverisë shqiptare është korruptuar dhe rezulton i lidhur me mafien italiane Ndragheta. I penduari i drejtësisë italiane që zbardhi trafikun e drogës dhe armëve të Ndragheta-s ka deklaruar se bosi i mafies, Valerio Navarra, kishte lidhje të forta dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të kryer trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas të penduarit, këtë e kishte mësuar nga dy shtetas shqiptar tashmë të arrestuar dhe ministri që mbështeste trafikun e drogës ishte ose ministri i Brendshëm ose ai i Drejtësisë

Pas ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duket se një tjetër personazh i njohur i qeverisë shqiptare ka dalë në përgjimet e Antimafias Italiane. Në dosjen e Prokurorisë Italiane për hetimet mbi organizatën mafioze Ndragheta është zbuluar një tjetër emër ministri shqiptar, i cili është përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Antonio Guastalegname. Hetimet janë fokusuar mbi rolin e bosit të Ndragheta-s Valerio Navarra, i cili sipas të penduarit kishte lidhje të ngushta me personazhe të botës së krimit në Shqipëri dhe me një ministër, që sipas të penduarit ishte ose Ministri i Brendshëm ose ai i Drejtësisë.

“Valerio Navarra kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.

Këto lidhje, i penduari i drejtësisë i kishte mësuar nga dy shtetas shqiptar, të cilët rezultojnë të arrestuar në vitin 2019 pikërisht për trafikun e drogës dhe armëve me mafien Ndragheta. Të arrestuarit janë shtetasit Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, të cilët sipas hetimeve rezultojnë se kanë kryer disa takime, e trafikantët shqiptarë i kanë premtuar Navarrës furnizime me sasi të mëdha për shkak të lehtësisë që u krijoheshin nga autoritetet shqiptare.

“Më propozoi që t’i shisja drogat e tyre direkt, pa ndërmjetës dhe për të më joshur Eduardi theksoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e barit duke u mbështetur në mbështetjen e qeverisë shqiptare. Ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërm i ministrit të qeverisë shqiptare, të cilët siguruan mbulim në këto tregti”.

Në hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Firencës ka rezultuar se ka disa shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Në vitin 2019, policia italiane raportoi se u arrestuan 7 shqiptarë dhe 2 shtetas italianë, mes tyre edhe i cilësuari si bosi i drogës, Valerio Navarra. Bashkëpunëtori i tij më i afërt ishte shtetasi shqiptar Robert Lazaj, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë dhe ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence.

Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogramë marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulzim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria. Në atë kohë, u arrestuan Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, tjetër importues marijuane me lidhje direkt me prodhuesit në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 60 kg drogë, me vlerë tregu 700 mijë euro.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ky është një lajm i keq!”/ Gary Kokalari bën paralajmërimin e fortë për Ilir Metën: Nëse Sali Berisha bëhet kryetar, PD e vdekur! SHBA-të kanë të gjitha provat për të

Read Next

E zbulon ish-ministrja e Financave: Ja kur pritet stabilizimi i çmimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular