(VIDEO)/ Piloti rus u lutet ukrainasve për mëshirë: Vetëm Putinit i duhet kjo luftë

Jepi Share

Forcat ukrainase vijojnë rezistencën ndaj Rusisë, ndërsa janë të shumta dëmet që i kanë shkaktuar kësaj të fundit.

Së fundmi, “Daily Mail” ka publikuar një video ku shfaqet një pilot rus duke ju lutur ukrainasve për mëshirë, pasi avioni i tij u rrëzua dhe ai i kap rob.

“Po ndiqnim vetëm urdhra” dëgjohet të thotë ai, teksa qëndron i ulur në gjunjë.

Në disa pamje të tjera shihet një tjetër pilot rus, të cilin ukrainasit e kanë mjekuar edhe avioni i tij u rrëzua. Me një fashë rreth kokës, ai tundi kokën i lodhur ndërsa trupat ukrainase i bënin pyetje.

Pamjet erdhën në një ditë kur forcat ajrore ruse humbën deri në tetë avionë luftarakë, ndërsa duket se dhe ushtria po i kthehet kundër Putinit.

Në një tjetër zhvillim të jashtëzakonshëm dje, Putin u vu nën presionin e ushtarëve të tij për të ndaluar luftën. Në një konferencë shtypi në Kiev, trupat ruse të kapur dënuan misionin dhe u bënë thirrje bashkëqytetarëve të tyre të mblidhen kundër konfliktit.

Andrey Chuvatarevsky, një ushtar që shërbeu me kontratë në rajonin e Moskës, tha: “Rusët, bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë luftë. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nevojë për këtë luftë. Vetëm Putinit i duhet kjo luftë,”- deklaroi ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Konflikti i përgjakshëm/ Vladimir Putin bën deklaratën e frikshme: Ne do t’i arrijmë qëllimet tona përmes…

Read Next

“Nuk pranon të largohet nga Kievi”, CNN zbulon planet e SHBA-së dhe BE-së për ikjen e Zelenskyt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular