VIDEO/ Protesta për lirimin e Fredi Belerit, Ylli Manjani thirrje Ramës: E ke gabim që luan me nervin e himarjotit

Jepi Share

Nga protesta që u mbajt në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, avokati Ylli Manjani u ‘kanos’ drejt kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shaka me nervin e himarjotëve.

“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Njerëzit e Berishës protestojnë në Himarë: Të lirohet Fredi Beleri, është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik

Read Next

Ish-agjenti i FBI-së bën deklaratën e fortë në gjyq, ja çfarë tha për aferat me Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular