VIDEO/ Qarkullonte i armatosur, i riu e pëson keq nga policia. Në pranga bie edhe…

Jepi Share

Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 31-vjeçari.

Gjithashtu vihet në pranga për moskallëzim krimi, pasagjeri në mjet.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Unazë të Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  • D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. I., dhe pasagjer shtetasin D. K. Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kush janë tre serbët, pjesë e bandave kriminale që sulmuan forcat e KFOR-it

Read Next

Escobar bën deklaratën e fortë për Albin Kurtin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular