VIDEO/ Shikoni se si i thyen këmbën policit për një gjobë makine, efektivi i shtrirë në tokë kërkon ndihmë

Jepi Share

Videoja e sherrit në Yzberisht mes një polici dhe qytetari është publikuar tashmë. Kujtojmë se qytetari theu këmbën e një polici për një gjobë makine. Për këtë arsye ai doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Z.M.

Efektivi i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit me iniciale E. M. Pas kësaj, ky i fundit është nervozuar, gjë që vërtetohet edhe nga pamjet që ilustrohen në vijim, të siguruara nga TCH dhe pasi e ka goditur efektivin e ka shtyrë.

Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët. Nga ana tjetër, autori është larguar, por u arrestua pak më pas nga blutë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pas Gjuzit refuzon edhe Jenishehri: Faleminderit, por as unë s’dua të bëhem president

Read Next

‘Shkoj nëpër vila, ça nuk ndodh’, Ben Blushi rrëfen takimin me fotografin: Mblidhen vajza në grup, çmenduri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular