Vila 760 mijë € në Gjirin e Lalëzit është e Flamur Nokës?!

Jepi Share

Pak ditë më parë u bënë publike fotot e vilës super luksoze në Gjirin e Lalëzit, ku Gazment Bardhi pretendonte se Rama ia kishte premtuar një deputeti të Rithemelimit.

Ai tha se ky vila i përkiste një deputeti ish-ministër i cili kishte mbetur peng te Rama dhe kishte tradhtuar doktorin.

Ai ngushtoi rrethin duke përmendur ndër demokratët: Flamur Nokën, Tritan Shehun, Edmond Spahon dhe Bujar Leskajn. Shehu dhe Spaho patën një reagim të ashpër që degjenoi deri në fyerje, teksa burime për mediat bëjnë me dije se kush është pronari i vilës.

Banorët e fshatit “Lura 1”, kompleksit ku gjendet edhe vila e Berishës, janë në dijeni se kush është frekuentuesi i vilës me 10 dhoma e 4 banjo.

Vila është ndërtuar në kohën kur Flamur Noka ishte ministër dhe zona ka marrë zhvillim të veçantë pas ardhjes në pushtet të doktorit teksa e bija dhe një grup investitorësh investuan në zonë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ju kanë bërë magji të zezë, ja si e heqim ne”/Familja shqiptare mashtron çiftin grek, e sjell në Shqipëri dhe u zhvat mijëra euro

Read Next

“I them mos gabo”/ Berisha paralajmëron Ramën: Më çoi dikush një mesazh dhe më thoshte se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular