Vrasja Alkis në Selanik, detaji që zbuloi shqiptarin e dyshuar si autor

Jepi Share

Të tjera detaje janë publikuar nga mediat greke lidhur me vrasjen e Alkis Kampanos, 19 vjeç, ngjarje e ndodhur javën e shkuar në Selanik. “Tashmë një element i ri është zbuluar teksa policia ka mbërritur, te “huligani” që goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin”, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet kanë zbuluar se një 22-vjeçar shqiptar mes të arrestuarve që ka një plagë në dorë, e cila u konstatua se i erdhi nga thika që mbante në duar kur vrau të riun grek.

22-vjeçari u arrestua nga policia të dielën e kaluar, së bashku me 7 të tjerë që morën pjesë në sulmin vdekjeprurës.

Mediat greke shkruajnë se 22-vjeçari është plagosur nga thika që ka përdorur në dorën e djathtë. Policia ka lokalizuar plagën dhe siç raporton ka ardhur gjatë sulmit.

Për momentin ai mohon të jetë vrasësi i Alkisit. Megjithatë, ai nuk mund të shpjegojë bindshëm se si i ka ardhur plaga në pëllëmbën e dorës. Policët që e kanë trajtuar rastin dhe e kanë marrë në pyetje, tashmë konsiderojnë se kanë në dorë elementin kyç për autorin e vrasjes.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përdhunoi dhe kërcënoi të miturën që mos të shkonte në shkollë,Apeli e lë në burg

Read Next

Pse u vra Ergys Dashi?Lufta mes “Kavacit” dhe shqiptarëve për kokainën në Ekuador

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular