Vrasja e Beqir Ballukut/ Zheji tregon si sigurimi hapi fjalë se ishte…

Jepi Share

Analisti Artur Zheji ka rrëfyer në emisionin ‘Opinion’ se çfarë flitej pas vrasjes së Beqir Ballukut. Sipas tij, Sigurimi i asaj kohe hapi fjalë se Balluku ishte abuziv ngaqë hante 6 kilogramë peshq.

Artur Zheji: A e di se çfarë fjalësh hapi sigurimi kur u vra Beqiri se unë kam qenë i vogël: Thoshin që ishte abuziv se hante 6 kilogramë peshq. Ka pasur rekorde, ka qenë shumë llups dhe në një moment të caktuar shkonte tek ajo dhe hante, pinte shumë dhe ishte njeri që e donte shumë jetën, pra ishte hedonist. Pra, kjo ishte një arsye e mjaftueshme që të xhelozohej.

Por tek biseda që the, tek dialogu i mëparshëm mendoj që Hoxha ishte shumë i kthjellët në marrëzinë e tij. Ai e kishte zgjedhur Ramizin dhe i thoshte se këta duhet të ikin sepse në fakt Kadriu ishte një njeri i rrezikshëm, ishte një njeri i aksionit, kishte personalitet, vinte nga lufta dhe kishte rrethin e vet të simpatizantëve në bazë, pra nëse në një moment të caktuar lëvizte Enveri papritur, ky mund t’i bënte “puç” Ramizit. Ramizi ishte i butë, nuk i kishte këto.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazetarja zbulon informacionin e minutës së fundit, tregon veprimin që ka bërë Alqi Bllako për t’i shpëtuar burgut

Read Next

VIDEO/Ministrja Muzhaqi nuk ndalet, këput gafën e radhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular