
Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anwerp të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit.
Por mesa duket vrasja e Bledar Muçës në Antwerp të Belgjikës ka futur në kaos këtë qytet. Sipas zyrtarëve të policisë dhe autoriteteve lokale, tani priten krime të tjera të dhunshme. Ata shpjegojnë gjithashtu se miliarda euro që vijnë nga tregtia e drogës shkojnë për politikanët vendas.
Bledar Muça u ekzekutua para pak ditësh në Antwerp teksa fshihej si shtetas britanik. Por vrasja e tij ka prodhuar një situatë të vështirë në këtë qytet, veçanërisht në luftën ndaj bandave miliarderë të drogës që trafikojnë kokainë në Evropë. Bledar Muça i cili njihej si krahu i djathtë i Florenc dhe Adrian Çapjas, dy emra të shquar të botës së krimit në Shqipëri, qëndroi në Londër nga viti 2016 deri në vitin 2020, me dokumente bullgare. Vrasja e tij, sipas autoriteteve policore ka të gjitha shenjat e një vrasjeje me porosi.
Por, vrasja e Bledar Muçës, pritet të sjellë rritjen e krimeve të dhunshme që lidhen me drogën në Antwerp, në portin ku mbretërit e kokainës e trafikojnë atë. Zyrtarët e portit janë në vijën e parë të luftës kundër trafikut të drogës dhe në shënjestër të kriminelëve. Trafikantët e drogës përdorin zhvatjen, ryshfetin dhe kërcënime me dhunë, ndërsa politikanët u fërkojnë supet bosëve të mëdhenj të drogës. Sipas kryebashkiakut të Antwerpit Bart De Wever, miliarda euro që vijnë nga trafiku i drogës shkojnë për politikanët belgë, kryesisht ata lokalë.
Vitin e kaluar rreth 90 tonë kokainë u sekuestrua në këtë port, me vlerë rreth 13 miliardë euro, por pavarësisht kësaj sasie, miliarda euro shkojnë në nivele të larta të funksionarëve publikë.
“Mund të ndodhë që jeni në pritje të dikujt apo në një ndeshje sportive, duhet të kuptoni se mund t’ju ndodhë shpesh që të jeni pranë një krimineli apo trafikanti droge”, tha De Wever për The Telegraph.
“Si çdo kapitalist, edhe ata janë shtuar”, theksoi ai duke sugjeruar se kriminelët kanë lëvizur nga fronti tradicional tek ai modern për të pastruar paratë.
“Tani nuk bën dot dallimin midis kriminelëve dhe sipërmarrësve legjitimë, ndërsa biznesmenët mbulohen me nga trafiku i kokainës, tha kryebashkiaku i Antwerpi-it.
Një burim i zbatimit të ligjit në Antwerp shpjegoi se si pronat e paluajtshme të qytetit po blihen në sasi të mëdha si pjesë e skemave më të mëdha të pastrimit të parave.
