
Një kritik rus në mërgim i Vladimir Putinit u vra nga një vrasës i mbështetur nga Kremlini, ndërkohë që autoritetet britanike e dinë se kush është autori. Kështu pretendon miku i tij, raporton The Times.
68-vjeçari Nikolai Glushkov u gjet i vrarë shtëpinë e tij në New Malden, në Londrën Jugperëndimore, në mars të vitit 2018, ndërkohë që vrasësi u përpoq që sulmi të dukej si vetëvrasje. Yuli Dubov, anëtari i fundit e mbijetuar e një grupi kritikësh të Putinit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se shoku i tij e njihte vrasësin. 73-vjeçari Dubov, foli për Mirror në përvjetorin e katërt të vrasjes së pazbardhur të mikut të tij, ndërkohë që ende nuk është gjetur autori.
“E gjithë historia e komunikimeve të Nikolait me botën e jashtme ishte në laptopin, telefonin dhe iPad-in e tij.
Ata janë sekuestruar të gjithë nga policia dhe njeriu që vrau Nikolai ishte sigurisht sipër këtyre zyrtarëve
Unë mendoj se policia britanike dhe shërbimet e sigurisë e dinë se kush e bëri atë, ata thjesht nuk kanë prova të mjaftueshme. Unë besoj se përgjegjësi për vrasjen është është kthyer në Rusi.”, pohoi Dubov. Vrasja e kritikut rus ndodhi një javë pasi spiunët rusë helmuan Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury.
Glushkov, një ish-zëvendës drejtor i Aeroflot, iu kishte pohuar miqve të tij se kishte qenë objektiv i një tentative helmimi, duke shtuar se dy burra rusë kishin dashur ta eliminonin. Ai u gjet i pajetë nga vajza e tij Natalia Glushkova dhe partneri i saj Denis Trushin, ndërsa në banesë nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes së autorit me forcë. Një raport toksikologjik zbuloi se ai kishte nivele të ulëta të barnave qetësuese dhe alkoolit në sistemin e tij.
Mjeku ligjor Chinyere Inyama vitin e kaluar regjistroi çështjen si vrasje të paligjshme. Bashkëpunëtorët e Dubov, Boris Berezovsky, Alexander Litvinenko dhe Badri Patarkatsishvili gjithashtu u ndanë nga jeta. Atij dhe Berezovskit iu dha azil në Britani në vitin 2003, një vendim që tërboi Kremlinin. Duke u ndalur te lufta në Ukrainë, Dubov tha se; “Sanksionet po funksionojnë, por duhet të ishin vendosur 15 vjet më parë. Putini nuk i kishte këto raketa të reja, ai nuk e kishte këtë ushtri të madhe. Tani është shumë vonë.”, pohoi ai.
