
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm e Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Diplomatja amerikane shkruan përmes një postimi në Tëitter se folën për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit, e cila është thelbësore për integritetin e Policisë.
“U takova sot me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruan Yuri Kim.
I met w/@PoliciaeShtetit Gledis Nano today to strengthen 🇺🇸🇦🇱 cooperation in law enforcement & counter-terrorism. Essential to ensure integrity in police action, including operations & personnel decisions. Thanks to police officers for courage & sacrifices to protect citizens. 💪
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 30, 2022
