Yuri Kim reagon pas vizitës së zyrtares së DASH në Shqipëri, jep mesazhin e fortë

Jepi Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Tëitter’ pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë. Kryediplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi që të kishim në Shqipëri Donfried e cila u takua me liderët e vendit.

Sipas Kim, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por ne do t’ia dalim nëse ecim së bashku,” shkruan më tej Yuri Kim.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ja cilin emër shënuan deputetët në zarf”/ Shkullaku: Presidenti është caktuar nga Edi Rama, “konsultimet” janë si te Big Brother!

Read Next

Ish-shefi i NATO-s publikon VIDEON dhe bën paralajmërim e bujshëm: Rusia nuk po tërhiqet nga lufta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular