
“I dashur Z. Soros! Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit”
Mos u habisni kur të mësoni se kush i ka shkruar këto fjalë për multi miliarderin e “Shoqërisë së Hapur”. Nuk është “ushtari” i tij Edi Rama. As “investimi” tjetër Erion Veliaj, por vetë Sali Berisha.
Janë fjalë nga letra që Sali Berisha – presidenti i atëhershëm i dërgonte Sorosit, ish-mikut të tij personal, kontribuesit në fitoren e 22 marsit 1992.
Ky armik që është kthyer sot në kauzën e Foltores dhe Rilindjes, ky Soros që ka paguar dhe urdhëruar qeveritë e SHBA dhe Britanisë së Madhe për ta shpallur ‘non-grata’ si të korruptuar dhe minues të demokracisë, ateherë ishte i madh dhe kontribuonte në suksesin e reformave demokratike. I tillë ishte më herët për Berishën, ky Soros që sot ka blerë atë lidership dhe pjesë të demokratëve që nuk pranojnë më berishizmin në parti, që sot është armiku me i egër i lirisë e demokracisë kudo në botë, por sidomos në Shqipëri…
Lexoni letrën e plotë që Berisha i dërgonte me mirënjohje, mikut të tij Xhorxh Soros:
I dashur Z. Soros,
Po shkruaj para së gjithash për t’ju falënderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri. 120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur.
Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit.
Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrollit të plotë të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë për një nevojë të ngutshme për reformë të plotë të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të madh në planifikimin dhe kryerjen e këtyre reformave.
Si qeveria e Shqipërisë ashtu dhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj.
Kështu që iu ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal.
Shpresoj të shihemi së shpejti, dhe mbetem
Sinqerisht, Sali Berisha!

