Zbulohet shuma që ofroi Lefter Koka për të dalë nga qelia

Jepi Share

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë deklarime këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvillohen për Inceneratorin e Fierit. Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit dhe për më shumë se 2 orë dhënë sqarime përallë hetuesëve, por ka pasur edhe një kërkesë.

Dosja raporton se Koka ka kërkuar nga hetuesi “arrest shtëpie” duke ofruar edhe garanci pasurore për “lirimin” e tij nga qelia. Shuma që u ofrua në këmbim të lirimit të tij kap shifrën e 200 mijë eurove, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Gjatë kohës që Koka ka qenë në ambientet paraburgimin e 313, ish-ministri është dërguar në spitalin e burgut pasi ka pasur probleme me tensionin dhe është kontrolluar nga mjekët. Koka pretendohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lihet në fuqi vendimi/ Gjykata Apelit të Posaçëm konfiskon 55 milionë euro pasuri të familjarëve të ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Read Next

VIDEO/ Policia gjermane zbriti Ramën nga avioni, ministrja Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin, por…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular