Zelensky “krenohet” me arrestimin e aleatit të Putinit, Rusia ka një “këshillë” për Ukrainën: Kini kujdes, mbyllini mirë dyert

Jepi Share

Moska ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Ukraina të arrestimit të politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk, për të cilin u tha se ishte në një operacion ushtarak sekret në Ukrainë.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev, ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se personat që e arrestuan, duhet të kenë kujdes e të mbyllin dyert mirë gjatë natës që të sigurohen të mos jenë pre e ndonjë grabitjeje.

“Ata të çuditshmit që e quajnë veten autoritete ukrainase thonë se duan të marrin dëshminë e Viktor Medvedchuk, ta dënojnë dhe pastaj ta shkëmbejnë me të burgosurit. Këta njerëz duhet të kenë kujdes dhe të mbyllin dyert mirë gjatë natës për t’u siguruar që të mos bëhen njerëzit që do të grabiten vetë.”- tha Medvedev.

Ukraina ka ofruar shkëmbimin e me kusht të Medvedchuk-ut me robërit e luftës që ka peng Rusia. Medvedchuk u arratis nga arresti shtëpiak vitin e kaluar dhe është subjekt i një rasti tradhtie në Ukrainë. Foton e tij me pranga e ka portuar ditën e djeshme në ‘Intagram’ edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gjermania bën lëvizjen e radhës kundër Rusisë, Scholz: Do të vazhdojmë të ndihmojnë Ukrainën, por…

Read Next

Çfarë po ndodh në Egje? Avionët turq ‘pushtojnë’ qiellin grek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular