Zgjerohet lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet një anije japoneze në brigjet e Detit të Zi ku në bord ishin 20 anëtarë të ekuipazhit, zbardhen detajet e fundit

The ship, Felicity Ace, which was traveling from Emden, Germany, where Volkswagen has a factory, to Davisville, in the U.S. state of Rhode Island, burns more than 100 km from the Azores islands, Portugal, February 18, 2022. Portuguese Navy (Marinha Portuguesa)/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.

Jepi Share

Një anije mallrash në pronësi japoneze u godit nga një raketë në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të premten, duke plagosur lehtë një anëtar të ekuipazhit, tha të shtunën një zyrtar, nga një firmë japoneze e transportit detar.

Zyrtari shtoi se në bord ishin 20 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, të shtunën, raportet paraprake tregojnë se raketa u lëshuar nga forcat ruse dhe goditi pjesën e pasme të anijes së ngarkesave “Namura Queen” të premten.

“Në ndihmë ka ardhur rimorkiatori ‘P&O STAR’. Situata është nën kontroll”, thuhet në postim. Ai shtoi se anija po lundronte nën flamurin panamez dhe po shkonte për në portin Pivdennyy.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi të shtunën se ekuipazhi i “Namura Queen” janë të gjithë të sigurt. Sipas një faqe interneti që gjurmon pozicionet e anijeve, anija aktualisht është në rrugë për në Stamboll, Turqi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi gjithashtu se një anije tjetër u bombardua nga një luftanije ruse të premten. Anija, “Millenial Spirit”, po lundronte nën flamurin moldav dhe mbante 600 tonë naftë në bord kur u godit. Dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën rëndë si pasojë, sipas ministrisë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela: Prisni, ende s’ka dalë në shesh strategjia reale e ushtrisë së Ukrainës

Read Next

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, BE merr vendimin e madh në mbrojtje të Ukrainës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular