Lirohet nga burgu Erjon Peti, i arrestuar në prill për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun.
Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.
Ka qenë gjyqtarja e apelit Durrës Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lenë pa asnjë masë shtrënguese.
Ndërkohë të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.
