Search
Close this search box.

2 ditë para Kuvendit të Berishës, SHBA bën lëvizjen e befasishme

2 ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Tiranën do ta vizitojë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas News24, Escobar do të vijë në Shqipëri në 9 dhjetor, ndërsa Berisha do të mbledhë Kuvendin në 11.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor. Në një reagim pak javë më parë Escobar i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Vinkmag ad

Read Previous

Eksploziv në makinë ndaj Erdoganit/Si u shmang atentati ndaj presidentit turk

Read Next

Berisha tregon vendimin e madh që do të marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular