22-vjeçari shqiptar merret peng në Francë

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja rezulton dy ditë më parë në Riom të Francës.

Mediat franceze raportojnë se të dyshuar janë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë. Thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Aktualisht janë ndaluar 4 persona, të cilët kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen ne fjalë. Mediat franceze raportojnë se një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut.

Vinkmag ad

Read Previous

Cilësohet si një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, pse nuk u miratua plani i hetimit të komisionit për inceneratorët? Deputetët flasin për ‘Zërin e Amerikës’

Read Next

SKANDAL/ Ish-Papa i Benedikut i përfshirë në skandalin e abuzimit të të miturve, ja çfarë e pret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular