“41 Sekretet”- Ben Blushi: Bashkë me Andi Bushatin vodhëm numrin e Enver Hoxhës dhe e shpërndamë në klasë! Si u ngrit shteti ‘në këmbë’…

Jepi Share

Botimi më i fundit i Ben Blushit i titulluar “41 Sekretet” do të jetë nga nesër në stendat e panairit të librit në Pallatin e Kongreseve.

Pjesë të librit, Blushi ka zgjedhur të bëjë edhe një histori që daton gjatë periudhës së komunizmit, shkruan Balkanweb.

Është fjala për vitin 1977, kohë kur autori i veprës Ben Blushi dhe analisti Andi Bushati, asokohe shokë në klasën e tretë vodhën numëratorin telefonik të Komitetit Qendror të Partisë. Në këtë numërator ndodhej dhe numri sekret i Enver Hoxhës të cilin e dispononin shumë pak persona.

Në libër rrëfehet se si Blushi dhe Bushati e shpërndanë numrin në klasë dhe për disa ditë shokët e tyre që kishin telefon në shtëpi e telefononin dhe nga ana tjetër nuk e ngrinte askush.

Kjo situatë vuri në lëvizje institucionet shtetërore të cilët më pas verifikuan se kishin të bënin me një lojë fëmijësh.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

‘Prona, apartamente, makina’, GJKKO konfiskon pasuritë e “të fortit” në Durrës (Emri)

Read Next

Sali Berisha kërcënon me “vdekje” gjyqtarët e dosjes së PD-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular