‘Prona, apartamente, makina’, GJKKO konfiskon pasuritë e “të fortit” në Durrës (Emri)

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar 11 pasuri të Roland Domit, i dënuar në Itali për grup kriminal, drogë dhe prostitucion.

Në listën e pronave që konfiskohen janë rreth 11 pasuri, mes të cilave toka arë në Xhafzotaj, apartamente dhe makina. Me heret emri i Roland Domit ka dal ne listen e Operacionit Forca e Ligjit, ku ne thirrjet e Policise se Shtetit ketij te fundit i kerkohej qe te justifikonte burimet e pasurise, nderkohe qe me kerkese te SPAK, GJKKO vendosi t’ia konfiskoje ato.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e dt.14.11.2022 ka miratuar vendimin Nr.37/142, dt.07.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këto vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Roland (Taulant) Domi (i dënuar në Itali për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;

9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;

10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;

11. Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.