
rama
rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me 66-vjeçaren Liliana Shema e cila humbi jetën nga i ftohti në shtëpinë e saj.
Rama ka reaguar pasi një qytetar i ka komentuar duke i përmendur rastin e 66-vjeçares dhe i ka kërkuar të shohë hallet e popullit dhe mos të merret me gjëra pa vlerë, duke iu referuar këtu Këshillimit Kombëtar.
Rama këshilloi komentuesin që të tregojë kujdes nga ku inforcmohet, duke e cilësuar kështu të pavërtetë lajmin se ajo vdiq nga i ftohti.
Komentuesi: Prsh .Z kryeminister nuk ka ardhur koha per gjera pa vler por shiko allet e popullit ….. si shembull po ju permend qe e lexova sot nje zonje nga fieri paska ndruar jete nga i ftoti arsyja eshte sepse ju ka kishit prere dritat ajo jetonte vetem…… keto shiko e jo gjera pa vlerë. .
Rama: “Kurse une mendoj te shikosh me vemendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione te medha neper rrjedhat e tyre dhe behet njeriu te flase me vete nga ato qe lexon e degjon, ndersa pyetesori eshte pikerisht per hallet e popullit”.
Kujtojmë se Liljana Shema humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Fier. Ditët e fundit të jetës i kaloi në një kasolle pa bukë dhe drita dhe shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti.
Shima kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.