VIDEO/A rrezikon përjashtimin nga PD kush merr pjesë në Kuvendin e Berishës? Ja si përgjigjet Gaz Bardhi

Jepi Share

Një ndër pikat e miratuara në mbledhjen e kryesisë së PD-së ku u vendos mbajtja e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor ka të bëjë me ata që u dalin kundër këtyre vendimeve.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike” – thuhet në vendimin e kryesisë së PD-së.

Por çfarë pasojash do të kenë ata që marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

Për këtë çështje u pyet në përfundim të mbledhjes së kryesisë, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe se “a rrezikonte Berisha përjashtimin nga PD”.

“Nuk jam për përjashtime, jam për përfshirje. PD ka nevojë jo vetëm për secilin prej anëtarëve të PD, jo për secilin prej demokratëve por ka nevojë të afrojë rreth vetes edhe individë të tjerë që qëndrojnë larg apo nuk kanë votuar për PD. Nuk do të dëgjoni nga unë asnjë mesazh për përjashtim, veçse mesazhe për bashkim.

Ky është moment i vështirë për PD dhe secili duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që i ka ngarkuar demokratët. Kryesia e partisë ka përgjegjësi ndaj demokratëve, nuk ka përgjegjësi ndaj halleve personale të askujt.

Kryesia e partisë është votëbesuar nga Këshilli Kombëtar. Ky i fundit është votëbesuar nga Kuvendi Kombëtar i PD për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e demokratëve.

E kam thënë dhe e përsëris, hallet personale, shqetësimet personale ti mbajnë jashtë kësaj godine, ti mbajnë në shtëpitë e tyre” – u përgjigj Bardhi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO) Plas mes grave në PD/Evi Kokalari: Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, ja ç’do t’i ndodhë Bashës më 11 dhjetor

Read Next

VIDEO/Altin Goxhaj tregon se si roja i drejtorisë së Policisë e trajtoi Lulzim Bashën si legen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular