
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj ish-aleatit të saj parazgjedhor Lulzim Basha. Kryemadhi e ka cilësuar kryedemokratin si njeri të lig dhe të poshtër.
Në një rrëfim për revistën ‘Newsbomb’, Kryemadhi ka treguar edhe detaje mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kur sipas saj kryeministri Rama i ka ofruar 16 deri në 20 bashki por ajo e ka refuzuar një ofertë të tillë.

Sa i përket përplasjes së fundit mes LSI-së dhe sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Kryemadhi ka deklaruar se Bardhi ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan që të vidhte votat e LSI-së.
