Një kirurg ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit teksa po kalonte muaj të tërë larg familjes së tij duke luftuar në vijën e parë të pandemisë.
Mjeku hero, Dr Irfan Halim, 45 vjeç, i cili kishte punuar në Swindon, Wiltshire të Britanisë së Madhe ndërroi jetë në një spital të Londrës fundjavën e kaluar pas një beteje 9 javore me virusin, raporton Dialy Mail.

Ai i kaloi momentet e fundit në krahët e gruas së tij, e cila tha i pëshpëriste lutje dhe i shprehte dashurinë.

Ky rast tragjik vjen pas shumë rasteve të tjera si pasojë e rritjes të të prekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

