Vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të autorit të krimit makabër i cili vrau 8 vjeçarin Mateo Vasliun tregon tjetër gjë nga ajo që mund të pritej. Sipas ekspertizës së fundit theksohet se Klodian Çalamani nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor!
“Nuk ka probleme të shëndetit mendor,”-thuhet në raportin e siguruar nga gazetari Elton Qyno. Klodian Çalamani iu nënshtrua ekzaminimit psikologjik pas dërgimit në paraburgimin e Vlorës. Po ashtu, mësohet se pasi kanë kaluar disa ditë, më në fund ai ka shfaqur pendesë për vrasjen e 8-vjeçarit, por gjithë vrasjen e ka treguar me gjakftohtësi.
Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjecarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë.
E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.