Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Në fjalën e tij në “Foltoren” e Librazhdit, Berisha tha se tre vite më parë, Basha ishte ftuar të shkonte në Amerikë dhe se demokratët ishin bërë gati për ta pritur në aeroport. Por vizita ishte anuluar, e sipas Berishës, simpatizantëve u ishte thënë se nëse Basha shkelte në SHBA do të arrestohej. Sipas tij, e gjitha për shkak të dosjes “Muzin”.
“Sot tha se ka marrë ftesë për në Amerikë. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri. Shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rëndë. Me dozjen Muzinë dhe Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Tre vjet më parë nuk shkoi, po të vinte do të arrestohej iu tha demokratëve që dolën ta prisnin. Dosja Muzinë është e rrezikshme për pengBashën. Ne jemi në një moment jetik për pluralizimin. Foltorja është shndërruar në një uragan,“-tha Berisha në fjalën e tij.