Sandër Lleshaj tregon se kush e urdhëroi Lulzim Bashën të vendoste 4 snajpera në 21 Janar

Jepi Share

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar së fundmi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike ne 8 Janar.

Lleshaj u shpreh se Policia u soll në një mënyrë profesionale teksa pati një apel edhe për palët e përfshira në skenarin e dhunës.

“E kam ndjekur me trishtim të madh, ndoshta me luksin duke e ndjekur nga televizori pa pasur një pozitë. Aty nuk ka rëndësi sesi u soll policia, por sesi u sollën shqiptarët që ishin aty. U sollën tmerrësisht keq, përmbarime të gjyqeve të bëra individualisht. Ky zell i madh për të goditur dhe për t’i prishur godinat është i trishtë. Pra ishte një skenë e keqe, një skenë që duhet shuar. Dy mijë vite histori duhet të na mësojnë se dhuna nuk është instrumenti për të zgjidhur problemet. Dhe kur kjo dhunë inspirohet nga ish-kryeministra apo ish-presidentë për të bërë luftë për interes privat, aq më keq. Fikëset e zjarrit janë detyrim të jenë brenda godinës. Përdorimi pastaj është tjetër gjë dhe unë pashë se u përdorën për vetëmbrojtje. Lulzim Basha duhet të jetë falënderues ndaj Policisë së shtetit. Të njëjtës polici që ai e ka sulmuar shumë herë më rëndë sesa në 8 janar. I dyti duhet të jetë mirënjohës Sali Berisha për Lulzim Bashën. Sepse Basha për fat të mirë nuk aplikoi leksionet e Berishës për të vendosur snajpera në tarracë. Ju e mbani mend që thoshte do të vendos katër snajpera dhe i pesti do të jem unë. Berisha t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk e bëri këtë”, tha Lleshaj për Report Tv.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Alarmohet policia në Athinë, i riu shqiptare arratiset nga burgu grek

Read Next

Momenti i sikletshëm / Përkthyesi i ndërpret fjalën, nxehet Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular