
Presidenti Ilir Meta ka folur sot sërish në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Meta është shprehur se është koha që të reflektojnë të gjithë për të hapur rrugë integrimit të vendit në BE.
Meta ndër të tjera ka theksuar se ai nuk do të jetë në asnjë garë politike para 24 korrikut, ballafaqimi me të mund të bëhet pas kësaj date. Madje nuk i kurse edhe ‘thumbat’ për kryeministrin Edi Rama.
