Sali Berisha tregon “postin” që ka marrë Yuri Kim në PD: Në emër të gjithë shqiptarëve mos…

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në 31-vjetorin e Partisë Demokratike në Patos. Gjatë fjalës së tij Berisha i ka dërguar sërish “mesazhe” ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Zonja Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lulzim bravës. Në një intervistë para 10 ditësh, zonja Kim, e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bashës sipas klimës, po mburrej për investimet amerikane gjatë kohës së saj. Dua t’i them dy fjalë, ne këtu jemi proamerikanë më shumë se kushdo tjetër. Ne presim me krenari të madhe investitoret amerikane, por kompania me e madhe që ka punuar në Shqipëri ka qenë Becker, që ndërtoi rrugën e Kombit. Zonjë, në emër të gjithë shqiptarëve, mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend, sepse pavarësisht nga vendi që vijnë, prokurimet direkte janë korruptive. Nëse ju jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe investimet e huaja, insistoni për tendera të hapura”, tha Berisha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Meta në krah të Berishës: Është thirrur në komisariat adashi im! Edhe kjo besoj RASTËSI…

Read Next

Sali Berisha ka dy fjalë për shpërthimin e tritolit afër shtëpisë së Armand Dukës: I vetmi institucion që ka i mbetur Ramës jashtë kontrollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular