Nishani shpërthen keq ndaj Bashës dhe nxjerr prapaskenat politike: U bëre ministër i Brendshëm me votat e…

Jepi Share

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka sulmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha. Teksa i kujton Bashës sesi u bë kryetar bashkie në 2011 dhe ministër i brendshëm në 2009 me votat e LSI-së, shkruan se ai tashmë është peng i Ramës.

Postimi i plotë:
Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!!
Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :
Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI !
Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI !
Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.
Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.
I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.
Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh !
#sëbashku të ndryshojmë Shqipërinë

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Mashtrimet me mikrokredi nuk kursejnë as të vdekurit!

Read Next

Bllokohet qarkullimi në unazë / Forca të shumta policie, ja çfarë po ndodh në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular