
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar vendimin e gjykatës për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se se jeta e Tahirit është në rrezik, pasi është i vetmi që di për kreun e mafjes në vend, kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu ka shkruar se Rama po eleminon të gjithë bashkëpuntorët e tij, duke nisur nga ish-ministri Lefter Koka dhe te Tahiri.
Postimi i Plotë:
Ky sulltan te inkriminon dhe te linçon duke te asgjesuar per karrigen e tij.Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!
