Nuk ndalet Berisha/ Nxjerr të tjera detaje tronditëse nga dënimi i Saimir Tahirit, tregon se çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë

Jepi Share

Pas vendimit të dhënë për ish ministrin Saimir Tahiri për të vuajtur dënimin për 3 vite e 4 muaj burg, ka reaguar ish kryeministri i vendit Sali Berisha.

Berisha, akuzoi ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu, për mbështetjen që i ka dhënë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të dënuar me 3 vite 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

“Rama dhe Donald Lu ulën skafoministrin Tahiri përballë

“Si për t’i garantuar imunitet absolut, Edi Rama dhe ambasadori Lu, në një rast unik, do të dërgonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri, të ulej në tryezë përballë Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë”, tha Berisha në postimin e tij në Facebook.

“Por të gjitha këto nuk e penguan antimafian italiane që në zbatim të ligjeve të vendit të zbulonin dhe vërtetonin lidhjet e Tahirit me kushërinjtë e tij, Habilajt. Përdorimin nga ky klan me qindra herë të skafit dhe veturës së Tahirit për trafikun e dhjetëra e dhjetëra tonelatave droge, dhuratat e tyre të super kushtueshme për “kushon” ministër trafikant”.

Berisha thotë se ambasadori Lu i doli në mbrojtje të hapur Tahirit, duke krahasuar procesin ndaj tij me ato që zhvilloheshin gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. “Por me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme Rama-Lu, Bundestagu gjerman dhe Bashkimi Europian përcaktuan si një kusht për progresin e Shqipërisë drejtë BE-së drejtësinë ndaj Tahirit”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ish-deputeti nxjerr videon dhe ngre alarmin: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta, ja kush po i bën presion

Read Next

Ç’po ndodh me Saimir Tahirin? Nga burgu 313 rrezikon të përfundojë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular