
Kryetarja e LSI, Monika Kryamadhi është shprehur se dënimi i Saimir Tahirit me 3 vite e katër muaj burg është një proces i orkestruar nga Edi Rama.
Kryemadhi tha se Tahiri ishte një nga oficerët e fushës së Edi Ramës, duke shtuar se ky i fundit është koka e kanabizimit në vend.
“A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky proces është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama? Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës”, tha Kryemadhi për Ora News.
