Kryeministri Rama zbulon projektin e radhës në këtë qytet: Do të jetë vetëm sezonal

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka folur për aeroportin e Kukësit dhe projekteve të tjera për ndërtimin e aeroporteve në vendin tonë, siç është ai i Vlorës dhe i Sarandës.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Aeroporti i Vlorës ka një afat 3 vjeçar për të përfunduar punimet dhe se do të jetë më i madh se ai i Rinasit.

Për aeroportin e Sarandës, Rama tha se ai do të jetë vetëm sezonal, duke theksuar se jugu i vendi është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.

“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën. Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania. Projekt tjetër është Saranda, aeroporti ka tjetër natyrë sepse është vetëm sezonal. Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”,-tha Rama.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pas dënimit/Flet për herë të parë babai i Saimir Tahirit: E kam kokën lart, ja mesazhet dhe porosia e djalit

Read Next

Pas takimit me Yuri Kim, vjen reagimi i parë nga Agron Gjekmarkaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular