Shkodër/ Autori i hyri në lokal, mesazhi që i dha viktimës para se ta vriste në tavolinë

Jepi Share

Prekë Tonaj është një tjetër viktimë e hakmarrjes në Shkodër. Autorët që kanë marrë pjesë në vrasje kanë qenë 2.  Njëri nga autorët ka hyrë në lokalin në qendër të fshatit Grudë e Re ku Tonaj po konsumonte kafenë dhe pasi i është afruar e ka qëlluar për vdekje.

Para se ta qëllojë autori i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në lokalin që ishte në qendër të fshatit, ndërsa ende asnjëri prej killerave nuk është identifikuar. Policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precedent penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.  Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonajt. Gjithashtu bëhet e ditur se Prek Tonajt i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(Video) Banori i vërsulet me sopatë/Gazetarja e njohur ndërpret lidhjen direkte pas incidentit të rëndë që i ndodh tek “Shtëpia e barit” në Ndroq

Read Next

Deputetja e Berishës lëshon deklaratën e fortë: Ju tregoj dy politikanët socialistë që po ndihmojnë Lulzim Bashën për zgjedhjet e 6 Marsit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular