Deputetja e Berishës lëshon deklaratën e fortë: Ju tregoj dy politikanët socialistë që po ndihmojnë Lulzim Bashën për zgjedhjet e 6 Marsit

Ish-deputetja e PD, Albina Deda, është shprehur se “Shtëpia e Lirisë” synon që ti fitojë të 6 bashkitë në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 6 mars. Ajo u shpreh se ka tentativa nga ana e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për të ndihmuar Lulzim Bashën.

“Synojmë ti fitojmë të 6 bashkitë, po tentohet që Lulzim Basha të ndihmohet nga e majta, nga Edi Rama dhe nga Taulant Balla, por mbështetja për shtëpinë e lirisë dhe për kandidatët e saj i kalon pritshmëritë partiake, dhe mendoj se do të jetë një mbështetje e njëjtë si para 30 vite në partinë demokratike. Unë e kam mbështetur Lulzim basha sepse besonim se do të na çonte drejt fitores por pati vetëm humbje. Më e pafalshme ishin marrëveshjet që realizoi më Edi Ramën, dhe pabesinë që ndërmori ndaj Berishës”, u shpreh ajo për Ora News.

Vinkmag ad

Read Previous

Shkodër/ Autori i hyri në lokal, mesazhi që i dha viktimës para se ta vriste në tavolinë

Read Next

“Me Saimir Tahin në qeli, tani po i flet…” Deputeti i PD-së paralajmëron Edi Ramën: Është gati për burg, ja çfarë e rrezikon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular