(VIDEO) Nuk kishte reaguar ndonjëherë kështu/ Basha i përgjigjet Berishës, nuk lë gjë pa i thënë. I nxjerr të gjitha në shesh

Jepi Share

Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një PD, ai është në betejë për hallin e tij, patericë e Ramës.

“Është dikush që e quan veten opozitë dhe del kundër opozitës. Nëse ka diçka që duket qartë nga kjo seancë. Dhe dy palë. Këtij interesi publik i ka dalë për zot një Parti Demokratike. Ne jemi në këtë betejë për interesin e njerëzve. Ai doli këtu sot për të hequr vëmendjen nga afera e shekullit. Një gjë që prodhohet nga seanca sot. Jemi ndarë në dy grupe. Regjimi dhe paterica e regjimit.

Denoncuesi, PD, kryetarja e komisionit, anëtarët unë dhe pjesa tjetër jemi në një breshëri shpifjesh nga PS dhe Sali Berisha. Kanë një interes që kjo mos shkojë deri në fund. Precedentët janë që sa herë që drejtësia e vë në presion publik, nën presion e PD dhe aleatëve që e Lufton korrupsionin, ai ministër papritur ka dhënë dorëheqjen dhe pastaj është bërë subjekt i drejtësisë. Shtyhet jashtë radhëve dhe pastaj mundohen të zgjasin procesin. E kujtdo të jetë radha nuk mbaron pa shkuar te i pari i qeverisë.

Një nga shqetësimet që kemi evidentuar në zgjedhjet e shkuara ka qenë ndarja territorial. Ngritja e Komisionit është një hap drejt një premtimi që i kemi dhënë qytetarëve për të kthyer pushtetin vendor. Ka pasur një strategji të hartuar për pastrimin e Shqipërisë që parashikonte ngritjen e 12 landfilleve që kishin kosto të ulët për pastrimin dhe depozitimin e plehrave në qytete dhe zonat rurale. E hodhën poshtë këtë strategji pa asnjë studim.

Një nga armiqtë kryesorë te shtetit të së drejtës është përqendrimi i pushtetit. Grupi parlamentar i PD ka kapacitete të ndryshme. Të jeni të sigurt që do jetë përfaqësim i denjë për një betejë në emër të qytetarëve për të prodhuar parlament dhe qeveri nga vota e qytetarëve”, tha Basha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Deputeti i PD-së plas ‘bombën’ në mes të Kuvendit/ Tregon se si janë kapur politikanët e lartë shqiptarë nga kriminelët

Read Next

E tmerrshme çfarë ndodh në Tiranë/ “Do t’ju vras”, Gazetarja Anila Hoxha tregon si burri nga Tirana merr peng 17-vjeçarin që fliste në telefon me vajzën e tij: Më tha se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular