VIDEO/“Ja si është përfshirë Agaçi në aferën e inceneratorëve”, PD nxjerr pamjet tronditëse dhe plas ‘bombën’: U vodhën 430 milionë euro nga…

Jepi Share

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale përfshirjen e Engjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve.

Përmes deputetes Ina Zhupa, PD ka publikuar një video-mesazh ku theksohet se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama

Postimi i plotë:

Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO) Dalin detaje të frikshme të vrasjes së 46 vjeçarit në Vlorë/U dhunua dhe u qëllua me sëpatë e më pas…, autorët kanë helmuar qentë, kanë fikur dritat dhe…

Read Next

“Askush s’mund të jetë më Zot”, Basha i dërgon mesazhin e koduar Sali Berishës: Kush ka luajtur rol gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular