U shkrumbua pranë brigjeve shqiptare/ Ekipet e shpëtimit gjejnë një trup të karbonizuar brenda tragetit

Jepi Share

Dy ditë më parë shpërtheu në flakë trageti i linjës Greqi-Italinë ujërat territoriale shqiptare rrugës për në brigjet italiane.

Ditën e sotme raportohet se një person është gjetur i shkrumbuar brenda tragetit. Bëhet fjalë për një burrë i cili është gjetur i vdekur në një kabinë kamioni.

Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të tragetit, Euroferry Olympia.

Shkarkimet e dyoksidit të karbonit brenda anijes kanë rënë dhe kështu ekipet e shpëtimit kanë mundur të hyjnë brenda. Aty e gjetën kufomën e djegur në një kabinë kamioni.

Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia, shofer i një kamioni me targa lituaneze.

Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, është shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.

Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Të dhënat e fundit nga inteligjenca amerikane: Avionë, bombardues e ushtarë, 75% e forcave ruse ndodhen në kufi me Ukrainën

Read Next

I shpallur në kërkim për 4 vepra penale, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular