“Nëse sponsori juaj është ‘non grata’ çfarë u premtoni votuesve më 6 mars? Po SHBA-ve?”, Sali Berisha tregon ‘postin e fshehtë’ që mban Yuri Kim: Ka përkthyer nga shqipja në anglisht…

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pasditen e sotme gjatë një takimi me mbështetësit në Durrës deklaratave të ambasadores Yuri Kim e cila pyeti kandidatët çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata.

Berisha tha se posti i vërtetë i Yuri Kim është sekretare e Partisë Socialiste.

“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë”, u shpreh Berisha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

BE fut në “listën e zezë” Zvicrën, shkak bëhen “sekretet Suisse”

Read Next

Detajet e forta/Zbulohet tentativa për grabitjen e bankës në mes të Tiranës, grabitësit do futeshin nga një tunel që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular