
Me dëshminë e Kryeministrit Rama Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët mbyll sot maratonën e dëshmive për këtë çështje të cilën opozita e quan ‘afera 430 milionë eurosh’.
Rama teksa debatonte me deputetin Luçiano Boçi tha se kur njerëzit rrinë bashkë në një sallë, krijojnë afrimitet.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Është e provuar botërisht, kur njerëzit rrinë bashkë në një sallë, krijojnë afrimitet, unë kam krijuar afrimitete të tmerrshme në këtë sallë
Jorida Tabaku: Jeni këtu si dëshmitar
Edi Rama: Po fillon e simpatizon edhe persekutorët e vet dëshmitari
