
Çeçenia, njëra nga disa republikat e vogla në Kaukazin Verior të Rusisë, ka qenë skenë e dy konflikteve të përgjakshme midis rebelëve separatistë dhe qeverisë ruse gjatë dy dekadave të fundit. Por duket se ne luftën ne zemër te Europes ne Ukraine çeçenet janë mobilizuar përkrah Rusisë.
Video dramatike vijnë nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku diktatori Ramzan Kadirov, ka bërë gati rreth 12 mijë trupa që do të dërgohen për të ndihmuar ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës. Sipas raportimeve në mediat lokale, Kadyrov, në fjalën e tij u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.
Mediat raportojnë se se një pjesë e mirë e trupave të mbledhur janë vullnetare që duan të luftojnë në Ukrainë. Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim ironik.
Postimi i Ngjelës
Këta janë primitivët e Putinit me të cilët ai po kërkon të shkatërrojë qytetërimin perëndimor… hahahahaha.

